50 Ton Me Shalqin Të Verdhë – Divjaka Gati për Tregun e Stinës

Stina e verës do të vijë më e ëmbël dhe plot surpriza në tregun vendas të frutave.

Të kultivuara me farë krejt natyrale, një prej fermerëve më të suksesshëm të Divjakës, Ristan Janko do të fusë pas pak javësh në tregun vendas një sasi prej 50 ton shalqini në varietetin unik të tij, atë të verdhë.

Gjithçka po bëhet gati për stinën e verës. Stinë kur ky frut padyshim është ndër më të preferuarit e shqiptarëve.

Për Jankon, ky është viti i tretë i prodhimit të këtij varieteti dhe pritshmëritë e tij janë më të larta përsa i përket tërheqjes së konsumatorëve.

Janko thotë për AgroWeb.org se futja e këtij varieteti tërësisht natyral, kaq të veçantë, të shijshëm dhe plot vlera në tregun vendas nuk është e lehtë. Kjo, për shkak të mungesës së informacionit mbi ekzistencën e shalqinit të verdhë si dhe vlerave të tij.

FRUTI SPECIAL I RESTORANTEVE SHQIPTARE

“Interesi më i lartë për blerjen e këtij variteti vjen nga restorantet. Të cilat kërkojnë produkte të veçanta, me shije unike për t’jua servirur klientëve. Ky është dhe rasti i shalqinit të verdhë.

Ky frut ka një shije fantastike. Është më i ëmbël se shalqini i kuq dhe mbi të gjitha, ajo çka është edhe më e rëndësishme vlerat e tij janë shumë herë më të larta se shalqini tradicional. Aktualisht tregu po lëviz dhe interesi është në rritje.” shprehet Janko.

Por një fakt interesant që përmend Janko është ai se, çdo klient pasi ka provuar shalqinin e verdhë përveç habisë pasi e ka parë ka mbetur i mahnitur nga shija e tij. Ndërsa ka shprehur interes të vazhdueshëm për ta blerë.

Megjithëse është unik në varitetin e tij ashtu si edhe në shije e vlera, Janko thotë se blerja e tij në treg nga konsumatorët është tërësisht e prekshme.

Kjo, pasi kosto e tij nuk është e lartë dhe madje e njëjtë me atë të shalqinit të kuq, sigurisht kur është piku i sezonit.

SHALQINI I VERDHË I DIVJAKËS MË I KËRKUARI I TREGUT LITUANEZ

E nëse për konsumatorët shqiptarë shalqini i verdhë është sa i panjohur aq edhe i “çuditshëm”, për tregun e huaj ky frut është ndër më të kërkuarit.

Aktualisht, varieteti i shalqinit të verdhë që prodhohet në Shqipëri eksportohet në Lituani. Janko thotë për AgroWeb.org se ka një kërkesë gjithnjë në rritje nga tregu lituanez për shalqinin tradicional nga Shqipëria si dhe për atë të verdhë gjithashtu.

“Kompania jonë eksporton vetëm drejt Lituanisë rreth 500 ton shalqin. Pjesë e të cilëve është padyshim edhe variteti i verdhë. Kërkesa për këtë të fundit është në rritje sepse është tërheqës për konsumatorët atje. Shpresojmë që e njëjta gjë të ndodhë edhe me tregun vendas dhe konsumatorët shqiptarë” shprehet Janko.

MË I ËMBËL SE I KUQI DHE ME VLERA MË TË MËDHA

Vërtetë shalqini i verdhë është një frut i ri për ne por jo për botën.

Shalqini i verdhë është një produkt i shëndetshëm. Por ju duhet të jeni në gjëndje të dalloni ndryshimet në vlera ushqimore mes shalqinit të kuq dhe atij të verdhë. Ky i fundit është një burim i pasur i beta karotenit.

Një filxhan me copëza shalqini të verdhë përmban 12 gramë karbohidrate dhe një gram proteinë. Karbohidratet janë burimi kryesor dhe më i preferuar i organizmit për energji.

Kubikët e verdhë jo vetëm që i japin dritë sallatave të ëmbla, por ushqyesit që gjenden tek ai mbrojnë organizmin tuaj nga sëmundjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme