7-vjeçarja shihet si Perëndeshë në Nepal

Një vajzë 7-vjeçare në Nepal është përzgjedhur për të qenë një perëndeshë e gjallë qëkurse ishte foshnjë, pasi i ka ‘qerpikët si të lopës’ dhe ‘zërin të qartë si të rosës’.

Perëndesha ose Kumari vazhdon traditën shekullore të fëmijëve-hyjni që jetojnë në mesin e njerëzve në Nepal, ku ajo adhurohet njësoj si nga hindutë edhe budistët.

Në festival Hindu të shiut në korrik, mijëra persona erdhën për t’i bërë nderimet e tyre fëmijës, duke përfshirë kryeministrin e Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, i cili u përkul para perëndeshës kur u takua me të.

Me gjithë statusin e saj të lartë, 7-vjeçarja, e cili quhet Yunika dhe thuhet se i jep fat i mirë të gjithë atyre që hedhin sytë mbi të, ende jeton me prindërit e saj.

“Kur vajza ime u përzgjodh si një Kumari, u ndjeva shumë i lumtur, – shprehet babai i saj, Ramesh Bajracharya. – Kjo, sepse Kumari konsiderohet një perëndeshë e gjallë jashtëzakonisht e respektuar në Nepal”.

Lini Një Koment