A e dini se ky ishte i dashuri i parë i Tunës (FOTO)

Tuna Sejdiu ishte pothuajse çdoherë më e komentuara në shtypin rozë madje vazhdon të jetë e tillë, shkruan Gazeta Blic.

Para disa viteve ajo ishte martuar, dasma e të cilëve u komentua shumë. Tuna i dha fund beqarisë duke u martuar me Rilind Rekën, djalin e ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe profesorit që ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Blerim Reka.

Pas martesës, ata kishin bërë shumë plane, vendosën unazat, e madje ishin zhvendosur për të jetuar edhe në Prishtinë të cilët kanë blerë edhe një apartment së bashku, por që gjithçka doli pa sukses.

Për dallim nga artistet e tjera, këngëtarja nga Shkupi ishte më e përfolura në estradë pavarësisht se ndarjen nga i dashuri i saj Rilindi e ka mbajtur të fshehtë, e që nuk u prononcuan asnjëherë për mediat.

Pas kësaj, supozohet se Tuna ka ngelur shtatzanë ku kjo e detyroi edhe të martohej, ku një vit pas martesës pasoi edhe ndarja e çiftit.

Ndryshe, Tuna tashmë është martuar përsëri me Patris Berishën me të cilin ka edhe një djalë të vogël të quajtur Tian./GazetaBlic.

Lini Një Koment