A iu kujtohet intervista më e famshme për Raportin e Progresit? Diçka për Mitrovicën a…(Video)

Raporti i Progresit është një nga dokumentet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian që përshkruan ne detaje përparimet që vende të caktuara bëjmë per t’i plotësuar kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim ne BE.

Mirëpo, për shkak se ai zakonisht përmban detaje për vendet e ndryshme në fusha të ndryshme, përfshirë politikë, ekonomi, korrupsionin, mjedisin etj., jo të gjithë qytetarët kanë qasje në informacionet se çka përmban ky raport.

Kur ishte publikuar për herë të parë një i tillë për Kosovën, Klan Kosova kishte realizuar intervista me qytetarë të ndryshëm rreth këtij raporti. I famshëm dhe i paharrueshëm mbetet përgjigja e një qytetari i cili kishte deklaruar:

‘Raporti i Progresit a? Çka? Çka është a na keni kallxu ju? Diçka për Mitrovicën a? Çka? Pse s’na keni kallxu kurrë ju’. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme