Abrashi dëmtohet rëndë, mungon ndaj Norvegjisë

Amir Abrashi siç duket nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren Shqiptare për ndeshjen me Norvegjinë.

Ai ka lënë fushën e lojës në minutën e 29-të të ndeshjes në përballjen që skuadra e tij  Freiburg e zhvillo ndaj Hertha Berlin.

Të shtunën edhe pse e nisi nga minuta e parë ai u desh të largohet, pasi dëmitmi ishte i madh.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare iu nënshtrua analizave të detajuara, që për fat të keq u konfirmua një këputje e ligamentit të gjurit.

Lini Një Koment