Afrim Gashi në krye të shtabit zgjedhor të BESËS. A do jenë këta disa nga emrat e kandidatëve për deputet?

Lëvizja BESA ka formuar shtabin e saj zgjedhor. Orhan Murtezani, zëdhënës i këtij shtabi ka bërë të ditur se shef i shtabit është zgjedhur sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Afrim Gashi. Shtabi i kësaj lëvizje politike e cila garon për herë të parë në Maqedoni përbëhet nga nënkryetari Zeqirija Ibrahimi, anëtarët e kryesisë qendrore Adnan Azizi, Abdush Demiri, Kastriot Rexhepi, Zejd Rexhepi, Shaban Zendeli, Blerim Sejdiu, Driton Sulejmani dhe Mazllam Osmani ka bërë të ditur për portalin Sakte.net, Orhan Murtezani i cili është edhe zëdhënës i këtij shtabi.

Në pyetjen se cilët janë kandidatët për deputet të Lëvizjes BESA, Murtezani ka deklaruar se opinioni do të njoftohet me kohë sapo që listat të jenë të gatshme, ndërkohë që ka shtuar se do të jenë njerëz me integritet të lartë moral dhe profesional.

Kohë më parë në media u lakuan emrat e kryetarit Bilall Kasami, nënkryetarit Zeqirija Ibrahmi, sekretarit Afrim Gashi, partnerit të koalicionit, Fadil Zendeli nga RDK si kandidat të mundshëm për deputet nga radhët e Lëvizjes BESA. Me inkuadrimin e nënkryetarit të ri në këtë Lëvizje, Arben Labenishti, edhe emri i tij mund të jetë si kandidat potencial për zonën zgjedhore nr 5./Sakte.net

Lini Një Koment