Afrim Gashi takohet Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Çarls Garet

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, është takuar me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Çarls Garet.

Në këtë takim miqësor është bashkëbiseduar për situatat politike nëpër të cilat po kalon aktualisht Maqedonia. Me këtë rast kryetari Gashi ka theksuar rolin konstruktiv që ka pasur Lëvizja BESA në tërë këtë proces politik, që ka qenë në shërbim të stabilizimit të vendit dhe agjendës euro-atlantike.

Po ashtu kryetari Gashi ka bërë të ditur se BESA do të vazhdojë të kontribuojë në vazhdimësi për mirëqenien e qytetarëve dhe synimet e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE.

Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla miqësore dhe konstruktive të ketë edhe në të ardhmen“, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA, kryetar, Afrim Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme