Aksident me fatalitet në Gjilan

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Koha.net aksidentin dhe ka thënë se ka ndodhur në orën 13:38 mes dy veturave të tipit Golf 4 dhe Golf 5.

Vetura Golf 4, siç ka thënë Hashani, ishte duke u kyçur në magjistrale nga një rrugë dytësore e duke mos respektuar shenjat, me të hyrë në magjistrale, vetura e tipit Golf 5 e ka goditur.

Vozitësi i veturës Golf 4 ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa 5 persona tjerë janë duke u trajtuar.

Vozitësi tjetër i veturës Golf 5 është ndaluar për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme