Aksion policor në Kërçovë, arrestohen 7 persona për drogë

Pas kontrollit në 14 objekte në rajonin e Kërçovës, policia ka sekuestruar lëndë narkotike si kokain, marihuanë, heroinë dhe municione. Pas bastisjeve, policia ka arrestuar 7 persona të cilët janë të dyshuar si pjestarë të grupit që shpërndanin drogë në Kërçovë. Pas përfundimit të dëshmive të ekspertëve, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike u ngriten akuza penale sipas nenit 215 të kodit penal për “prodhimin dhe shpërndarjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve të paligjshëm”.

Gjatë bastisjeve në disa ndërtesa në Kërçovë u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me kokainë, një sasi e madhe e marihuanës, disa pako me heroinë, një plumb nga një armë automatike. Gjatë bastisjeve u gjetën gjithashtu një jelek antiplumb, një kartë identifikimi e policisë, pajisje shtesë për pushkë automatike dhe një thikë. Te personi K.H. (47) u gjetën dhe sekuestuan para në vlerë prej rreth 35,000 denarë, ndërsa te personi LF. (23) u gjetën dhe sekuestruan rreth 32,000 denarë dhe 50 euro.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e K.H. gjëgjësisht gjatë përpjekjeve të zyrtarëve policorë për të hyrë në shtëpinë e tij, ai sulmoi një oficer të policisë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër K.H. do të ngritet procedurë penale për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerrjes së detyrës për siguri”, i ndëshkueshëm në bazë të nenit 383 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Gjatë kontrollit në Institucionin Korrektues të Burgjeve në Strugë, tek personi A.A. i cili vuan dënimin për tregti të palejuar me lëndë narkotike, janë gjetur katër telefona celular. Përndryshe, ky person është njohur më parë si një nga furnizuesit kryesorë dhe shitësit e drogave narkotike në territorin e Kërçovës. A.A. ka gëzuar një trajtim të posaçëm në burg, kishte leje të dilte në mëngjes çdo ditë dhe të kthehej në mbrëmje. Sipas informatave, gjatë periudhës kur A.A. ka qenë jashtë burgut ka kryer trafikim të paligjshëm të drogave narkotike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme