Aksion policor në Kriva Pallankë, arrestohen disa persona

Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë ka zbatuar një aksion në rajonin e Kriva Pallankës. Thuhet se janë arrestuar disa persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë prej 2 milionë denarësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Iportal, kjo vepër penale është kryer para disa muajve dhe është mbajtur e fshehur nga udhëheqësia më e hershme e MPB-së në këtë qytet, por gjërat kanë ndryshuar pas ndërrimit të kryeshefit.

Burime policore për këtë portal thonë se i dyshuari kryesor është një person nga Manastirit, të cilit tashmë i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Nga të arrestuarit ka edhe persona që janë përfshirë në incidentin në xhaminë e Kriva Pallankës. Janë duke u hetuar lidhjet e mundshme të këtyre personave me vjedhje të tjera.

Lini Një Koment