Aktakuzë ndaj dy personave zyrtar në Prizren për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy të pandehurve, S. A., dhe H. Z., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit gjatë periudhës kohore 29 prill 2015 deri 08maj 2015, në cilësi të personave zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit personit tjetër, dhe seriozisht ia kanë shkelur të drejtat personit tjetër”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime dy të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP.

Lini Një Koment