Aktakuzë për korrupsion ndaj një ish-ministri të Qeverisë së Kosovës

Në mesin e 39 rasteve të shenjëstruara nga Prokuroria e Speciale e Kosovës për korrupsion, janë edhe ato të profilit të lartë, ku akuzohen ish-ministra, kryetarë të komunave, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe drejtues të tjerë të institucioneve të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar gjatë një interviste për “Gazeta Blic” Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri. Ai ka thënë se kanë vullnetin politik për t’i ndëshkuar të gjithë ata njerëz të cilët janë të involvuar në vepra kriminale, korruptive në keqpërdorim të parasë publike.

Ka zyrtarë të lartë, është një ish-ministër i qeverisë së kaluar i cili është akuzu, ai vazhdon të jetë pra ende në proces gjyqësor dhe ky rast vazhdon të jetë në kuadër të këtij mekanizmi përcjellës, në kohën kur është akuzu personi në fjalë ka qenë ministër në qeverinë e kaluar dhe kemi edhe drejtues të tjerë të institucioneve, sekretarë të përgjithshëm, drejtora të prokurorimit, drejtues të ndërmarrjeve publike, ish-ministra dhe kryetarë të komunave”, tha Tahiri.

Sipas tij, 10 prej rasteve që më herët është ngritur aktakuzë për vepra korruptive tashmë kanë marrë vendimin final ndërsa 18 raste të tjera janë me aktakuzë, dërisa shtoj se “rastet e tjerat janë ende nën hetime, mirëpo ne ende duhet të dëshmojmë përparim të dëshmueshëm, kjo nuk mund të mbyllet në muajin korrik, shtator apo tetor. Edhe BE-ja ka qasje në to dhe e sheh përparimin tonë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime brenda Prokurorisë së Shtetit, një ndër ish-ministrat e Qeverisë së Kosovës ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për korrupsion është Ferid Agani, nën dyshimin se ka keqpërdorur  pozitën zyrtare për aq kohë sa ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë.

Agani, kishte dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qershor të vitit 2016 pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ferid Agani, ish-ministër

Përveç aktakuzës për përfshirje në vepra korruptive, mbi Aganin rëndojnë edhe aktakuza të tjera, Prokuroria e Shtetit me 15 qershor  të vitit të kaluar kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për përfshirje në skandalin e “Stendave”.

Organizata ndërkombëtare Transparency International në muajin shkurt të këtij viti ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, i cili tregon prani të madhe të kësaj dukurie në më shumë se dy të tretat e vendeve ku janë bërë matjet.

Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet e 85-ta, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin paraprak kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.

Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim janë pjesë e kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme