Alergjenët më të shpeshtë pranverorë që duhet t’i shmangni

Çelja dhe lulëzimi i bimëve është një shenjë se dimri ka mbaruar, ndërsa për shumë njerëz edhe fillimi i luftës me alergjitë pranverore.

Ju mund ta reduktoni marrjen e barnave nëse mësoni se si t’i shmangni alergjenët pranverorë.

Poleni

Poleni është një pluhur me ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Ai i ndihmon pemët, lulet dhe bimët që të riprodhohen. Gjatë pranverës probleme shkaktojnë poleni nga pemët, ndërsa gjatë verës poleni nga bari dhe barërat e këqija.

Myku

Myku është një alergjen ashtu si edhe poleni. Por mykut i nevojitet më shumë për të shkaktuar reaksione alergjike. Myku në rajonet më të ngrohta është më i përhapur gjatë korrikut, ndërsa në rajonet më të ftohta gjatë vjeshtës.

Shmangni alergjenët në natyrë

Nëse ndieni reagime serioze alergjike ndaj polenit dhe mykut, sigurisht do të dëshironi të qëndroni të mbyllur në shtëpinë tuaj me dritare të mbyllura nga prilli deri në nëntor, transmeton Koha.net. Natyrisht, kjo nuk do të funksionojë. Gjithashtu, myku dhe poleni do ta gjejnë rrugën deri në shtëpinë tuaj. Çfarë do të bëni atëherë?

Planifikoni aktivitetet tuaja në natyrë kur ditët janë pak më të ftohta dhe kur ka më pak erë. Është mirë që të kaloni kohë në të hapur pas shiut. Shmangni aktivitetet në natyrë gjatë ditëve të thata, të nxehta dhe me erë.

Niveli i polenit është më i larti në mëngjes, prandaj të gjitha aktivitetet tuaja në natyrë planifikohen në pasdite.

Kur vini nga jashtë, vendosni të gjitha rrobat tuaja në pastrim, bëni dush dhe vishni rroba të pastra, veçanërisht nëse keni shkuar në ndonjë shëtitje në natyrë ose jeni marrë me kopshtari.

Shmangni alergjenët në shtëpinë tuaj

Qëndrimi në të mbyllur nuk do të thotë që jeni të sigurt. Ekzistojnë alergjenë të shumtë në shtëpinë tuaj, pa marrë parasysh sa bëni kujdes. Çfarë mund të bëni atëherë?

Kafshët shtëpiake, fëmijët dhe këpucët tuaja mund të sjellin polen në shtëpinë tuaj. Qilimat dhe pluhurat mund ta mbajnë këtë polen, përcjell Koha.net. Do të ishte mirë t’i largoni të gjithë qilimat në mënyrë që rregullisht ta pastroni dyshemenë dhe ta ulni nivelin e polenit.

Mbyllni të gjitha dritaret kur jashtë është ngrohtë, thatë dhe me erë. Nëse është nxehtë, freskoni shtëpinë në një mënyrë tjetër.

Mos i thani rrobat, mbulesat ose peshqirët jashtë. Do ta fusni të gjithë polenin dhe alergjenët në shtëpinë tuaj, dhe më vonë do të keni kontakt të afërt me ta.

Zbathuni sapo të hyni në shtëpi, mos ecni të mbathur nëpër shtëpi. Në këtë mënyrë nuk do ta përhapni polenin që ka mbetur në këpucët tuaja.

Pastroni pluhurin rregullisht, pasi pluhuri mund të përmbajë polen. Duke e fshirë pluhurin do ta rifreskoni shtëpinë dhe do ta ulni nivelin e polenit.

Bëni kujdes për vendet me lagështi të lartë ku është i rritur rreziku prej krijimit të mykut. Rregullisht ajrosni dhe mbani këto vende sa më të thata që të jetë e mundur.

Lini Një Koment