Alexa tani në pajisjet e Amazon

Amazon ka njoftuar sot lansimin e tabletit të ri, Fire HD 8 që ka emrin e njejtë si tableti i mëhershëm i kompanisë, Fire HD 8. Tableti i ri ka ekran poashtu prej 8 inç sikurse paraardhësi i tij.

Megjithatë, pajisja e re do të ketë 50 për qind më shumë RAM memorie (1.5 gigabajt), dy herë më shumë hapësirë të brendshme (16 ose 32GB) dhe një bateri të fuqishme për të cilën Amazon deklaron se do të mbajë baterinë deri në 12 orë.

Të gjitha këto specifika vijnë për një çmim të volitshëm prej vetëm 90 dollarëve. Dhe si duket, strategjia e prodhimit të tabletëve të lirë po funksionon për kompaninë.

Mirëpo tipari më interesant në Fire HD 8 do të jetë Alexa, asistenti me zë i Amazonit, i ngjashëm me Siri nga Appe. Verzioni paraprak Fire HD 8 poashtu do të ngarkohet me Alexa së bashku me tabletin më të mirë të kompanisë, Amazon Fire HD 10.

Amazon nuk ka bërë të ditur se kur saktësisht do të ndodh përditësimi i softuerit të ri përveç se do të jetë ‘në muajt e ardhshëm’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme