Ali Ahmeti e Musa Xhaferri duhet të paraqiten në Gjykatë për rastin “Maxhar Telekom”

Ish shefi i DSK-së, Sllobodan Bogoevski sot do të paraqitet në gjykatë, pasi më parë lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë paralajmëruar padi për përgjegjësi qytetare, për dëshmitë e tij në Gjykatën e New York-ut, sipas të cilit ish funksionarë dhe funksionarë të tanishëm në vitin 2005 u është paguar mito për rastin “Maxhar Telekom”.

Sipas dëshmisë së Bogoevskit, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë marrë mito nga 2.5 milion euro. Seanca është caktuar për në orën 10.00.

Kohë më parë Lëvizja BESA kishte organizur një aksion simbolik ku kërkohej ndriçimi i këtij rasti ku funkcionarët e BDI – së dyshoheshin si të përfshirë në afera korruptive.

Lini Një Koment