Allegri: Gjyqtari nuk dha penallti për Cuadradon në ndeshjen e parë, aty u vendos gjithçka! (Video)

Max Allegri ndjen keqardhje për futbollistët e tij që u munduan shumë për të arritur diçka të madhe në ‘Santiago Bernabeu’

Juventusi u eliminua, por mund të jetë krenar me atë se çka tregoi sonte, pasi shënoi 3 gola ndaj një kundërshtari si Real Madrid, shkruan Periskopi.

“Nuk dua të gjykoj se çfarë bëri gjyqtari,” ka thënë Allegri.

“Më dhimbsen lojtarët. Penalltia e sontme ishte diçka e njejtë që i ndodhi Cuadrados lojën e parë. E kam thënë edhe më parë se ai rast do të mund ta vendoste kualifikimin.

“Merituam të paktën vazhdimet pasi kishim edhe dy zëvendësime që do të mund ta ndryshonin rrjedhën e lojës,”./Periskopi/

Lini Një Koment