Nuk e harrojmë kurrë amanetin e komandant Telit!

“Një lajm që më gëzoi sot më erdhi në inbox!
Këto fotografi janë nga varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, aty ku isha në vizitë këtë vereë. E pash veturën e komandant Telit në gjendje shumë të mjerueshme, më erdhi keq! Mendova si t’ia bëjmë që ajo veturë të mos qëndron aty në pakujdesje! Miku im Prof.Dr. Avni Avdiu propozoi që të gjendet një zgjidhje qe ajo veturë të mos mbetet në këtë gjendje, kurse unë e publikova te faqja jonë zyrtare e LDSHM-ës si propozim. U paraqit një njeri i mirë nga Çekia, për ndryshe Kumanovar, tha unë e ndërtoj nëse merret leje nga komuna dhe ish ushtarët! Dhe ja, e mbajti fjalën. Këto janë punimet për rregullimin dhe mbrojtjen e veturës së komandant Telit. Tani i mungojnë edhe xhamat dhe kjo punë kryhet! Më gëzoi ky lajm, e pash të udhës ta shpërndaj me ju”, ka shkruar analisti Ramadani.

I kontaktuar nga portali Sakte.net personi që u përkujdes për këtë veprim, në kushte anonimiteti tha shkurtimisht se “Amaneti i komandant Telit është gjallë”!

Komandant Teli dhe pesë bashkëluftëtarët e tij u vranë më 7 gusht 2001 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup, vetëm tre ditë pas vendosjes së armëpushimit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë. Atëkohë thuhet se forca të mëdha rrethuan shtëpinë ku ishte Teli dhe se nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë. Personat që u vranë janë Lefter Goxhaj Komandant Teli – 32 vjeç, 24 vjeçari Arben Bajrami nga Shkupi, Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi 30 vjeç, Abaz Beqiri nga Maqedonia – 42 vjeç dhe 21 vjecari Pajtim Roci./Sakte.net

Lini Një Koment