Ambasada e Francës vë ura bashkëpunimi me Sh.B “Logos A”

Shtëpia Botuese Logos-A u vizitua nga ambasadori i Republikës së Francës në Shkup, ekselenca e tij z. Kristian Timonie, të shoqëruar me përkthyesin për gjuhë shqipe në kabinetin e tij z. Ardian Ramadani si dhe me atasheun kulturor në Institutin Francez z. Branko Çobanov. Delegacioni në fjalë u mirëprit ngrohtësisht nga drejtori i Shtëpisë Botuese Logos-A, Prof. Dr. Adnan Ismaili, me ç’rast para të pranishmëve shpalosi aktivitetet dhe veprimtarinë e kësaj shtëpie botuese.

Ndër tjerash z. Ismaili prezantoi edhe një sërë botimesh nga sfera e historisë, politikës, filozofisë, religjionit, sociologjisë etj. që Shtëpia Botuese Logos-A i ka përkthyer pikërisht nga gjuha franceze, me këtë shfaqi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Logos-it me shtëpitë botuese franceze.

Në anën tjetër ambasadori francez u nda mjaft i kënaqur nga takimi i realizuar me z. Adnan Ismailin dhe njëherit shpresoi në bashkëpunim ndërmjet ambasadës franceze dhe Shtëpisë Botuese Logos-A në sferën e kulturës.

Lini Një Koment