Ambasadori amerikan anulon takimin me Kusari-Lilën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, kishte planifikuar që gjatë ditës së sotme të vizitojë qytetin  e Gjakovës. Por vizita e tij është anuluar.

Sipas komunikatës së dërguar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thuhet se e vizita e Ambasadorit Delawie, është anuluar.

Nuk janë dhënë më tepër detaje rreth arsyes së ndryshimit të këtij vendimi ku ambasadori pritej të takonte Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari.

Ambasadaori Delawie sipas agjendës dërguar një ditë më herët kishte planifikuar në orën 10:45 takim me Kryetaren Kusari-Lila, ndërsa në orën 12:00 ta vizitojë endrën Profesionale për Zhvillim, shkollën Zekeria Rexha.

Lini Një Koment