Amir Elezi: Ne po vijmë që të udhëheqim me drejtësi!

Amir Elezi
Të nderuar qytetarë, fort të respektuar anëtarë dhe simpatizues të Lëvizjes Besa, ju që bashkë me kryesine e Besës më nderuat duke më nominuar si kandidat për Kryetar të Komunës së Tearcës.

Sot edhe zyrtarisht po hyjmë në betejë që qytetarëve të ju rikthejmë pushtetin, që të punojmë me nderë dhe përkushtim në shërbimin tuaj duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe ekipi im.

Ditëve në vijim do të shpalosim edhe projektet dhe vizionin tonë për ju, sepse banorët e komunës tonë kanë nevojë për Kryetar që perkujdeset dhe vlerëson çdo qytetarë pa asnjë dallim. Pjesë e këtij vizioni do të jeni edhe ju me sugjerimet dhe këshillat tuaja duke e bëre Komunën e Tearcës të hapur për qytetarët dhe në shërbim të tyre.

Të gjithë pa dallim ngjyrosjesh politike, perkatësish kombëtare, apo bindjeve fetare janë për ne njësoj, ne e vlerësojmë çdo të punësuar në administratë dhe në gjithë sektorët komunal dhe ju themi se ne nuk njohim hakmarrje, ne njohim punë dhe me punë bashkë do arrijmë të kontribojmë për të mirën e qytetarëve.

Të gjithë juve që më mbështetni do ju lutem të beni fushatë të ndershme, mos t’ju provokojnë. Ne nuk do t’i kursejmë që tua përmendim dështimet e shumta por kjo nuk duhet të merr konotacion personal, sepse mbi të gjitha çmojme familjen, miqtë dhe integritetin e oponentëve.
Na priftë e mbara deri në fitore!
Ne po vijmë që të udhëheqim me drejtësi!

Lini Një Koment