Arben Taravari godet indirekt Ziadin Selën (FOTO)

“Para disa diteve u publikua një raport i BIRN për funksionimin e komunave. Komuna me më shumë investime (infrastrukture, rruge, kanalizim, ujesjelles, objekte….) per kokë banori është Novaci me €1170 ndërsa Gostivari me €72. Jemi një prej komunave me të pasuksesshme në Maqedoni”, ka shkruar në rrjetin e tij social kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Gostivarit, Arben Taravari në përpjekje për të pasqyruar gjendjen e investimeve në komunën e Gostivarit gjatë qeverisjes së Nevzat Bejtës.

Mëgjithatë, me ose pa vetëdije, Taravari ka goditur edhe qeverisjen e liderit të tij, Ziadin Sela. Sipas këtij raporti, gjendja në Strugë është edhe më e mjerë se sa në Gostivar. Vetëm 46 euro janë investuar për kokë banori.

Nuk dihet se pse Taravari e ka parë të arsyeshme një goditje të tillë në prag të hapjes së fushatës zyrtare, por sipas anketave të realizuara, kandidimi i Taravarit dhe Selës konsiderohet edhe si matje e forcave brenda llojit dhe dëshitimi eventual i cilitdo prej tyre dhe suksesi i tjetrit, do të prodhonte një realitet të ri brenda Aleancës për Shqiptarët./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme