“Asociacioni çështje ditësh”

Zyrtarët perëndimorë njoftuan se pa Serbinë nuk ka zgjidhje për problemet në rajon, thotë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë një takimi që kishte pasur me ministrin e jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian.

Siç tha ai, ministri i jashtëm francez vizitoi Serbinë për herë të parë në tetë vjet, ndërsa vizita e ardhshme e Emanuel Macron do të thotë vizita e parë e një presidenti francez pas 17 vitesh, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Të gjitha takimet që kanë qenë dhe do të jenë shumë të rëndësishme për të përgaditur terrenin për një zgjidhje të mundshme të përhershme. Serbia është e gatshme për kompromise dhe ne kemi bërë një numër hapash shumë të rëndësishëm. Për shembull, Le Dryan më tha se admironte vullnetin dhe gatishmërinë e Serbisë për të investuar shumë në arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. Ju e dini, pa Francën dhe Gjermaninë, është e vështirë të negociosh me partnerët evropianë”, tha Daçiq.

Ne kujtojmë se Presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të takohet sot në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Duke folur për Asociacionin e Komunave Serbe, Daçiq thotë se është shumë e rëndësishme të shohim se si këta zyrtarë reagojnë ndaj ngjarjeve që rrethojnë këtë çështje.

I pyetur për deklaratat e zyrtarëve të Kosovës dhe të BE-së se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në bazë të ligjeve të Kosovës, Daçiq thotë se kjo është një “dilemë artificiale”. Sipas tij Asociacioni është çështje ditësh pasi do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit.

Lini Një Koment