Babai i Neymarit i jep fund dilemave rreth të ardhmes së djalit të tij

Neymar do të qëndrojë te PSG

Raportet e fundit bënin të ditur se ylli brazilian do të largohet nga ‘Parku i Princave’ por është babai i futbollistit që ka demantuar të gjitha spekulimet, shkruan Periskopi.

“Neymar ka të ardhme te PSG dhe është lojtar i PSG,” ka thënë babai i 26-vjeçarit.

Për Neymarin kanë shprehur interesim klubet të njohura evropiane si Real Madrid, Manchester City, Manchester United. /Periskopi/

Lini Një Koment