Basha paralajmëron Ramën: Të enjten në Kuvend sjellim emra dhe fytyra

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk i ka kursyer akuzat kundrejt Ramës për 6 muajt e parë të qeverisë së tij në këtë mandat të dytë.

Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij, ka dalë në një prononcim për mediat. Ai është shprehur s epo sulmohet opozita pasi këto kanë qenë 6 muajt më të këqija të qeverisë deri më tani, si dhe kryedemokrati ka thënë se Rama po përpiqet të mbrojë njerëzit e tij të afërt që janë përfshirë në afera e krime.

Është një ditë e veçante është 6 mujori i vetë besimit të qeverisë. E gjithë mbledhja e maxhorancës u harxhua me sulme për opozitën. Qeveria nuk ka asnjë pozitive për të thënë dhe sulmon vetëm opozitën. Në këto 6 muaj u konfirmuar të gjitha deklaratat e opozitës, që është se Shqipëria është hambari i drogës të Evropës dhe Shqipëria është një rrugë për trafikimin e drogës. Dështimi i operacionit të kapjes jo vetëm të porositësit, por dhe i përpunuesve është një dështim i dyshes Rama dhe Xhafa.’’ – tha Basha.

Kryedemokrati është ndalur edhe tek investitorët e huaj dhe ndihma ekonomike. Ai është shprehur se e ka vëmendjen se si të shpëtojë Saimir Tahirin. Basha shprehet se të enjten ai do të sjellë në Kuvend emrat dhe fytyrat e personave që u është hequr buka e gojës nga skema e ndihmës sociale.

Ka 6 muaj që nuk e ka vizituar asnjë investitor i huaj. Loja e tij e preferuar është sulmi ndaj opozitës. Në këtë dinamikë që ka sot, ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë. Ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje. U ka gjetur punë disave, por nuk mjafton që të shkojë kreu i opozitës që tu gjej puna Rama disa njerëzve. E gjithë vëmendja është se si të shpëtosh Saimir Tahirin.  E gjithë vëmendja është si të mbrosh Agronin, Qazimin, Vangjushin dhe Olsin. E enjtja do të jetë një ditë e veçantë në Kuvend. Nuk do jetë ditë e bilancit 6 mujor, por e sjelljes në sallën e Parlamentit të emrave dhe fytyrave të atyre që kam takuar gjatë këtyre dy javëve që u është hequr buka e gojës. Ne do kërkojmë rikthimin e ndihmës ekonomike për ato familje që janë lënë në mes të katër rrugëve. Paratë janë sepse po investohen për shpenzime luksi.” – u shpreh Basha.

Lini Një Koment