Basha: Rama të mos u japë mend anëtarëve të NATO-s

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar me tone kritike ndaj deklaratës së kryeministrit Rama në Samitin e NATO-s që po mbahet në Tiranë.

“Përpara se t’u japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje se ç’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë dhe në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria”, ka deklaruar Basha.

Në reagimin e tij, Basha vlerëson se përmbushja e detyrimeve nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit, shkruan Top Channel.

“Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s. Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë, siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit”, ka vijuar Basha.

Për kreun e partisë më të madhe të opozitës, është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme