Basha uron Merkel: Rikonfirmimi lajm i mirë për Gjermaninë, Evropën dhe Shqipërinë​

Kryetari i PD Lulzim Basha uroi sot Angela Merkel për votëbesimin si kancelare e Gjermanisë në mandatin e katërt të saj.

Basha ia dërgoi urimet kancelares Merkel nëpërmjet një letre, ku shpreh konsideratën se “me zonjën Merkel në krye të qeverisë federale, Gjermania ka sërish një udhëheqje të qëndrueshme dhe të besueshme në një kohë plot sfida.

Në letrën e urimit për kancelaren, zoti Basha shkruan se drejtimi i Gjermanisë nga zonja Merkel për katër vitet e ardhshme është një lajm pozitiv dhe domethënës edhe për Europën, sepse sfidat në nivel europian kërkojne vizion të qartë dhe vullnet të fortë.

Kryetari Basha e falenderoi kancelaren për vëmendjen e saj për Shqipërinë dhe Europën Juglindore, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes CDU-së dhe PD-së, dy parti motra, anëtare të Partisë Popullore Europiane, ku një rol kyç luan Fondacioni Konrad Adenauer.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme