Bashkëshortja e ‘Çënarit’ publikon fotografi para se të futej në dorën e kirurgut (FOTO)

Vite më parë ajo u zgjodh “Miss Shqipëria”, shkruan GazetaBlic.

Por, ajo çfarë asaj i dha më shumë famë ishte lidhja e më pas martesa me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman apo i njohur për publikun me rolin e ‘Çënarit’ tek seriali “Lale”.

Dasma e tyre ishte madhështore, edhe pse mjaft private në Los Angeles, ku të ftuar ishin vetëm familjarët e çiftit.

Flasim për Almeda Abazin e cila ka hapur arkivat e është rikthyer në kohën kur fitoi “Miss Shqipëria”.

Në InstaStory ajo ka publikuar disa fotografi të asaj periudhe, por ajo çfarë bie në sy është një ndryshim drastik i Almedës me pamjen tani dhe atë të asaj kohe./GazetaBlic

Lini Një Koment