Bastisen argjendaritë në Prizren, dyshohen për shmangie tatimi dhe kontrabandë

Pjesëtarë të Policisë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, bashkë me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, të enjten, kanë ndërmarrë një aksion të kontrollit në argjendaritë e Prizrenit.

Sipas komunitetit të zejtarëve prizrenas, një gjë e tillë është realizuar në bazë të një urdhri të Gjykatës Themelore në Ferizaj për shkak të dyshimeve për veprat penale të shmangies së tatimit dhe të kontrabandës, shkruan sot Koha Ditore.

Lidhur me këtë aksion kanë reaguar argjendarët dhe drejtuesit e Shoqatës së zejtarëve dhe afaristëve të qytetit, të cilët kanë shprehur kundërshtinë për formën e veprimit të autoriteteve të sipërpërmendura.

Ndërkohë deri në momentet e raportimit zyrtarët policorë, ata doganorë dhe të ATK-së nuk kanë bërë publike ndonjë informatë lidhur me veprimet e ndërmarra gjatë ditës.

Lini Një Koment