Bayerni është eliminuar nga Championsi në katër sezonet e fundit nga klubet spanjolle

Bayern Munich vs Real Madrid – kjo do të jetë super sfida në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ëndrra për ta ngritur sërish trofeun me vesh në qiell, në katër sezonet e fundit – Bayern Munichut i është shuar nga klubet spanjolle (Real Madrid 2 herë, Barcelona dhe Atletico Madrid), shkruan Gazeta Express.

Rekordi i Bayernit me dy ndeshje kundër skuadrave të Spanjës është: 9 fitore, 10 humbje.

Por, Jupp Heynckes regjistron statistika pozitive kundër ekipeve spanjolle. 7 herë – Kaq fitore gëzon Heynckes ndaj ekipeve spanjolle në Champions League. Ndaj asnjë vendi tjetër nuk ka kaq sukses.

Bayerni ndeshjen e parë e zhvillon me 25 prill në “Allianz Arena”, kurse atë të kthimit me 1 maj në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/

 

Lini Një Koment