BE do të nisë certifikimin e diplomave për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Ministria ka bërë të ditur se në Bruksel është mbajtur takimi për zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave në mes Kosovës dhe Serbisë, edhe është marrë vendim që të përdoret mekanizmi ndërkombëtar si certifikues i diplomave të nivelit universitar të lëshuar nga dy shtetet.

 

Në takimin ku kanë marrë pjesë delegacionet nga Prishtina e Beogradi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, është bërë me ditë se ky mekanizëm përbëhet nga ekspertë të fushës akademike të BE-së dhe diplomat e certifikuara do të mbajnë logon e BE-së.

Nga Ministria për Dialog, bëhet me dije se pas certifikimit nga BE-ja, pastaj të dyja shtetet kanë detyrim të njohin dhe certifikojnë diplomat universitare të njëra- tjetrës ashtu siç e përcakton marrëveshja për diploma e arritur në Bruksel më 19 Janar 2016.

“Ministrja Tahiri vlerësoi lartë këtë hap të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian si dhe inkurajon kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja shtetet për të paraqitur aplikacionin për njohje e diplomave cila pastaj do ta realizoj procesin e certifikimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

 

Lini Një Koment