Begaj: Aktakuza ndaj Limajt është tendencë e barazitimit të UÇK-së me krimet e serbëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka reaguar sot në mbledhjen e KK të Malishevës, lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt.

“Kjo është tendencë e barazimit të luftës së UÇK-së, me krimet që kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve, dhe kjo është shqetësuese, pasi ndaj Limajt po ngritën aktakuza të vazhdueshme, lidhur luftën çlirimtare”, tha kryetari Begaj, i cili shprehi shqetësimin e tij, edhe lidhur me aktakuzat dhe dënimet ndaj luftëtarëve tjerë të lirisë, transmeton Koha.net.

Lidhur me aktakuzat lidhur me Fatmir Limajn, por edhe ndaj të tjerëve, kanë reaguar anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Lini Një Koment