BESA hap “Ekspozitën e Turpit” me autore, Teuta Arifin (Video)

Të rinjtë e Lëvizjes Besa në Tetovë organizuan sot një ekspozitë nëpërmjet së cilës kanë adresuar kritika drejt kryetares së Komunës së Tetovës për premtimet e parealizuara. Në këtë “ekspozitë të turpit” siç e kanë quajtur ata, paraqiten fotografi të cilët flasin për deponi të shumta, rrugë të parregulluara dhe si dhe për ndotjen e ajrit në këtë qytet.

“Një fotografi thonë se flet sa 1.000 fjalë. Ne kemi dëgjuar premtime të panumërta nga kryetarja e Komunës së Tetovës njëherit nënkryetare e BDI-së, znj. Teuta Arifi por e gjithë ajo që ka ndodhur në realitet janë këto pamje që nuk duan shumë koment”, ka deklaruar Fatime Sherifi nga  Lëvizja Besa

Fatime Sherifi nga ky subjekt politik më tej ka shtuar se gjendja aktuale e qytetit të Tetovës është një mjerim dhe se Tetova është e diskriminuar në të gjitha aspektet.

“Është ky mjerim me të cilin ballafaqohet qyteti më i ndotur në Evropë. Janë këto pamje që pasqyrojnë më së miri turpin e zonjës Arifi dhe partisë së saj, Bashkimit Demokratik për Integrim që lejuan diskriminimin e Komunës së Tetovës në të gjitha aspektet”, tha më tej ajo.

Sherifi po ashtu tha se e kanë quajtur këtë Ekspozitë e Turpit pavarësisht se e dinë se kanë të bëjnë me politikanë, që prej moti nuk turpërohen nga asgjë./SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme