Bie bora e parë në këtë pjesë të Kosovës (Foto)

Temperaturat e ulëta që po mbiztrojnë këto ditë kanë sjellur edhe reshje bore.

Nga Prishtina, vërehet se maja e Kortnikut është e mbuluar me një shtresë bore.

“Pas të reshurave të fundit, në parashikime ishte edhe mundësia që në vise më të larta malore të kemi edhe reshje bore. Edhe pse për shkak se të reshurat nuk ishin shumë të shprehura në vendin tonë, në disa vise malore nuk pati të shumë reshura që do të mund të shndërroheshin në reshje bore me depërtimin e masave të ftohta ajrore. Por sot në mëngjes, nga Prishtina, vërehet se maja e Koritnikut është e mbuluar me një shtresë bore. Sa për krahasim, kam postuar dy foto të Koritnikut, e para është para gjashtë ditësh, ndërsa e dyta është në mëngjesin e sotëm, ku vërehet shtresa e borës. Presim që të ketë kthjellime, që të kemi edhe pamje satelitore që do të mund të shohim se në cilat pjesë ka pasur reshje bore. Ndërkohë ndonjë përcjellës që është nga rrethi i Prizrenit ndoshta mund t’a konfirmojë se a ka rënë vërtetë borë në Koritnik, apo edhe nëpër viset malore tjera rreth Dragashit” thuhet në një njoftim.

1-27

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme