Borxhet që po i bëjnë pakistanezët pre të tregtisë ilegale të veshkave

Vendimi për shitjen e veshkës ishte tejet i lehtë për Ismat Bibin, amvise nga krahina pakistaneze, Punjab. Me të pasur katër fëmijë që duhej t’i ushqente, burrin me tuberkuloz për të cilin duhej të kujdesej dhe borxhin prej 100.000 rupesh (950 dollarë) që duhej ta kthente, ajo pa menduar dy herë e ofroi veten.

Ujdia dukej bukur e thjeshtë. Ajo do të shkonte në spitalin e një qyteti në afërsi, organi do t’i nxirrej dhe ajo do të fitonte 110.000 rupe (1.000 dollarë), shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Askujt nuk i duhen dy veshkë, i thoshte Bibit një burrë i moshës së mesme, fqinj i saj në qytetin Kot Momin.

Dymbëdhjetë vjet më vonë jo vetëm se borxhet i janë shtuar, por ajo po përballej me shëndetin e përkeqësuar të bashkëshortit, njërën nga të bijat mendërisht jostabile dhe dhembjet shpesh të padurueshme abdominale që i kanë ardhur si “peshqesh” nga heqja e veshkës së djathtë.

Ç’është edhe më keq, i biri i saj, tani 15 vjeç, planifikon po ashtu ta shesë veshkën.

“Po i përgjërohem të birit të mos e bëjë, por ai është i paepur”, thotë Bibi (40), derisa flet nga shtëpia e saj njëdhomëshe me qerpiç, në një lagje të varfër të periferisë së Kot Mominit në Punjab, në veri të Pakistanit. “Unë bëra gabim kur e shita veshkën, por nuk kisha ndonjë opsion tjetër se si ta ushqeja familjen”.

Biznes në lulëzim

Punjabi është njëri prej rajoneve më të begatë të Pakistanit, mirëpo me gjithë sektorët në lulëzim, si bujqësia dhe tekstili, një tjetër biznes ka marrë hov në vend – tregtia ilegale me organet njerëzore, thonë policia, aktivistët dhe viktimat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme