Bota më afër Luftës së Tretë Botërore se kurrë më parë

Bota është më afër një Lufte të Tretë Botërore sesa asnjëherë më parë gjatë 60 viteve të fundit, kanë paralajmëruar ekspertët.

Rusia dhe Kina, të dyja këto vende që po shpenzojnë shumë para në ushtritë e tyre, mund të rivalizojnë shumë shpejtë SHBA-në në termat e fuqisë dhe prestigjit.

Që të tria vendet dëshirojnë të mbesin superfuqi botërore – nëse jo të vetmit – dhe janë duke u përgatitur për luftë, pretendohet.

Vendet po e kundërshtojnë njëri-tjetrin në shumë çështje botërore, duke krijuar një ekuilibër delikat politik i cili mund t’i rrëzojë shtetet bërthamore dhe aleancat e tilla si NATO, transmeton Gazeta Express.

Shumë ekspertë kanë identifikuar disa pika në të gjithë globin të cilat me shumë gjasa mund të shkaktojnë një luftë botërore.

Afërsia e NATO-s dhe bombarduesve rusë që po fluturojnë mbi Siri, agresioni i Vladimir Putin në Evropën Lindore dhe lëvizjet e Kinës në Detin e Kinës Jugore janë në mesin e pikave.

Ekspertët kanë ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me paqëndrueshmërinë e Pakistanit në lidhje me energjinë bërthamore, pasi fraksionet ekstremiste dhe grupet terroriste brenda vendit janë duke fituar pushtet.

Admirali i Britanisë, Lord West tha për Sun Online: “Në thelb, askush nuk e di se çfarë do të ndodh por ne jemi në një kohë më të rrezikshme, më kaotike dhe më të paparashikueshme se çdo herë tjetër gjatë 50 viteve të fundit”.

“Besoj se për shkak të Brexit, Evropa është krisur shumë, dhe mendoj se është për të ardhur keq që nuk qëndruam në të, për shkak se Evropa ka me të vërtetë nevojë për ekspertizën tonë ushtarake”, shtoi ai.

Ai tha se po sheh që shumë pjesë të Evropës janë duke u thyer dhe kur Evropa futet në rrëmujë, dy herë në të kaluarën kemi shkuar atje dhe e kemi ndihmuar atë me humbje të madhe të gjakut dhe jetrave.

Lini Një Koment