Bullgaria konfiskon Bitcoin me vlerë disa miliarda euro

Bullgaria zbulon se ka mjaftë Bitcoin që të paguaj pjesën e pestë të borxhit kombëtar.

Me qindra-mijëra bitcoin janë konfiskuar nga një operacion anti korrupsion në Bullgari. Ato vlejnë afërisht tre miliardë euro, e cila shumë është e mjaftueshme që të paguajë të pestën pjesë të borxhit shtetëror që është afërsisht 14 miliardë euro, raporton “rt.com”, transmeton Periskopi.

Dhjetëra persona janë arrestuar në maj pas një investigimi nga “Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore” lidhur me një mashtrim doganor.

Policia ka konfiskuar 213,519 bitcoins, të cilat vlenin 423 milionë euro, ndërsa tash thuhet që vlejnë rreth tre miliardë euro.

Operacioni përfshinte një kërkim në masë të gjerë në të cilën përfshinte më shumë se 100 adresa, të dyshuar dhe disa automjete. Nga 23 të arrestuar, pesë prej tyre janë doganierë. Policia konfiskoi aparaturë, pajisje për komunikim, kompjutera, tableta dhe dokumente bankare.

“Grupi i organizuar i kriminelëve përbëhej nga shtetas bullgar me lidhje në Maqedoni, Greqi, Rumani dhe në Serbi” thanë zyrtarët e “Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore”.

Sipas policisë, grupi rekrutoi zyrtarë të doganave që ishin të korruptuar në të gjitha vendet e përfshira, me qëllim që të infiltronin një virus në sistemet kompjuterike të doganave. Sapo të instalohej virusi, shkelësit kishin mundësi që të ndryshonin dërgesat, prandaj në sistemin doganor u shfaq ngarkesa e cila ishte e kontrolluar dhe e kaluar.” /Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme