Burri e vret gruan dhe më pas bën vetëvrasje

Tragjedi e madhe familjarë ka ndodhur sot në mëngjes në Koçan të Maqedonisë, kur një burrë fillimisht e ka vrarë gruan e tij, ndërkaq më pas është vetëvrarë.

Atë që këtë tragjedi e bën edhe më të tmerrshme është se e gjithë kjo ka ndodhur në prezencën e dy fëmijëve të tyre.

“Sot në mëngjes në orën 03:30, pas grindjes familjare, tanimë i ndjeri B.L., disa herë e ka goditur me thikë bashkëshorten. Pasi e ka parë që gruaja është gjallë, atëherë burri ka marrë një çekan dhe e ka goditur disa herë në kokë me qëllim që përfundimisht ta vret. Dëshmitarë të dhunës kanë qenë fëmijët e tyre, vajza 26 vjeçare dhe djali 13 vjeçar, i cili menjëherë ka ikur dhe është strehuar te fqinjët. Vajza, pas përpjekjes së pasuksesshme që ta ndalojë babain e saj, e ka paraqitur rastin në polici”, thonë nga Prokuroria.

Prej atje sqarojnë se babai ka hipur në kulm të shtëpisë dhe prej lartësisë rreth 6 metra ka kërcyer, gjatë së cilës ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Lini Një Koment