Burri i Gordana Jankulloska u bë funksionar

Vlatko Ilievski, burri i ish ministres Gordana Jankulloska, edhe zyrtarisht është emëruarër kryetar i Këshillit të Inspektorëve.

Vendimi i Qeverisë me nënshkrim të zëvendës kryeministrit Nikolla Todorov sot është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Ilievski para dy muajve, me 18 gusht, është zgjedhur për ushtrues detyre kryetar i këtij institucioni, ndërsa tani zyrtarisht u bë kreu i Këshillit të Inspektorëve.

Burri i Jankulloskës paraprakisht ishte këshilltar në kabinetin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa në vitin 2013 u bë anëtar i pavarur në bordin e drejtorëve të Bursës Maqedonase.

Dhe përderisa Ilievski po ngritet në karrierë, gruaja e tij Jankulloska po përballet me disa hetime ku edhe ajo është e dyshuar për vepra të rënda kriminale që i ka nisur Prokuroria Speciale Publike. Jankulloska nga momenti i dorëheqjes prej në MPB nuk është e punësuar në asnjë institucion shtetëror./Lajm

Lini Një Koment