Cardi B thyen rekordin e Taylor Swiftit
5 ditë më parëReperja amerikane tashmë e njohur Cardi B ka thyer rekordin e Taylor Swiftit për shikueshmëri në Apple Music.
Reperja, e cila konfirmoi se është shtatzënë, ka publikuar albumin e saj të shumëpritur “Invasion of Privacy” javën e kaluar, transmeton Koha.net.
Që nga lansimi, albumi ka arritur shifrën marramendëse të shikueshmërisë, 100 milionë, në Apple Music, më shumë se dyfishi i rekordit të cilin e mbajti këngëtarja e famshme Taylor Swift me albumin e saj “Reputation”. Fjala është për rekordin e artistëve femër.
Gjithashtu, “Invasion of Privacy” është albumi i pestë me shikueshmëri të lartë që nga ekzistimi i kësaj platforme muzikore [Apple Music].