Çdo ditë vidhen nga 14 shtëpi në Kosovë

Së paku 14 shtëpi, banesa e lokale plaqkiten për çdo ditë në Kosovë. Këtë e dëshmojnë edhe statistikat e dhëna nga Policia e Kosovës në lidhje me vjedhjet ku për dy muajt e parë të vitit 2018 janë bërë 849 vjedhje.

Në janar janë evidentuar 449 raste ndërsa në muajin shkurt 400 sosh. Në këto statistika hyjnë të gjitha llojet e vjedhjeve, pavarësisht se çka është vjedhur, shkruan Infokusi.

Sipas Policisë numri më i madh i vjedhjeve ndodh në qytete të mëdha , në rastin e Kosovës më së shumti vjedhje ka në Prishtinë.

Në vitin 2017 numri i vjedhjeve kishte kaluar mbi 5 mijë të tilla në tërë vendin.
Daut Hoxha, zyrtar për media nga ky institucion ka thënë për Infokusin se për zbardhjen e e rasteve të vjedhjeve duhet një kohë më e gjatë hetimore dhe raportimet bëhen për periudha më të gjata kohore.

Ai tregon se nëse në një rast ndodhin dy apo më shumë vepra penale, në bazë të procedurave penale rastin e dominon vepra me rrezikshmëri të madhe.Sipas nenit 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kapen duke vjedhur dënohen me tre deri në 10 vite burg, e në rast se vjedhja përfundon me fatalitet dënimi është 10 vite ose burgim i përjetshëm.

Rasti i fundit i vjedhjes ndodhi në Plloqicë të Malishevës që përfundoi me fatalitet ku dy vëllezër mbetën të vdekur, njëri prej tyre pjestarë i FSK-së.

 

Lini Një Koment