Çfarë po ndodh me Mourinhon, më i dobët se Moyes dhe Van Gaali

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Me ardhjen e Jose Mourinhos në krye të Manchester United, u mendua se ditët e lavdishme do të rikthehen në ‘Old Trafford’.

Rezultatet e arritura nga paraardhësit e tij, David Moyes dhe Louis van Gaal, nuk lanë aq për të dëshiruar, gjë e cila edhe u kushtoi me largim.

Por, pas 10 ndeshjeve në krye me Mourinhon, Manchester United jo vetëm që nuk ka përmirësuar statistikat, por janë edhe më keq se sa me Moyesin dhe Van Gaalin.

Në krye me Moyesin Unitedi pas 10 ndeshjeve regjistronte 17 pikë, me katër fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Në sezonin e kaluar, Van Gaal në këtë kohë numëronte 20 pikë, gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ndërsa me Jose Mourinhon, pas 10 ndeshjeve kanë arritur 15 pikë, katër fitore, tre barazime dhe tre humbje, më e keqja është se Unitedi tani ndodhet më afër zonës që dërgon një ligë më poshtë, se sa skuadrave të kreut.

Lini Një Koment