City ofron 50 milionë funte për Zahan

Manchester City raportohet se po planifikon të transferojë yllin e Crystal Palacet, Wilfried Zaha.

Sipas “The Sun”, “Qytetarët” do të ofrojnë rreth 50 milionë funte për lojtarin e priten të përballen me shumë klube tjera të Premier Ligës.

Tottenhami, Arsenali e Chelsea raportohet se po e monitorojnë nga afër situatën e Zahas.

City thuhet se e sheh Zahan si transfer alternativ në vend të Riyad Mahrezit të Leicesterit.

Lini Një Koment