Daçiq prezanton dokumentin me të cilin Surinami “tërheqë” njohjen për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq gjatë konferencës “urgjente” ku ka folur për vendimin e autoriteteve të Surinamit për “tërheqjen e njohjes” së pavarësisë së Kosovës, ka treguar se vendimi është marrë nga Qeveria e Surinamit më 27 tetor.

Në Serbi është prezantuar edhe një dokument ku flitet për revokimin e njohjes së pavarësisë së “Kosovës e Metohisë”.

Ndërkohë në mediat serbe është prezantuar edhe dokumenti me të cilin revokohet njohja e pavarësisë së Kosovës që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës kanë mohuar se është anuluar njohja nga Surinami duke thënë se Daçiq po shpif.

Madje ata thonë se tërheqja e njohjes as që ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.

“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje”, ka thënë për lajmi.net, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Në notën verbale dërguar Serbisë nga Surinami, thuhet se për këtë vendim është njoftuar edhe MPJ e Kosovës. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme