Danas:Nikolic nuk e pranon Thaçin si bashkëbisesues në negociata

 

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

E përditshmja serbe “Danas” në numrin e sotshëm ka shkruar se gjasat janë shumë të vogla që presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoiliq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të ulën në tavolinën e dialogut.

 

“Danas” shkruan se shumë shpejt Beogradi dhe Prishtina hynë në fazën e tretë të dialogu, e cila parasheh një përfaqësim më të lartë politik në këto bisedime për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Mirëpo, duket se Nikoliq po i trembet një ballafaqimi të mundshëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili edhe më tutje mbetet figura më e urryer në Serbi.

Duke i komentuar pohimet e mediave kosovare, burimet diplomatike të gazetës Danas thonë që “janë gjasat minimale” që presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliqi të pranojë që të ulet rreth tryezës së diskutimeve me Thaçin në Bruksel.

“Ka shumë gjasa që Nikolliqi nuk do të pranonte të negociojë me Thaçin, edhe pse do të ishte e logjikshme që negociatorët kryesorë të jenë presidentët”, ka thënë këto burime.

Ndërsa, ministrja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se forma e dialogut duhet të jetë në nivel më të lartë, më gjithëpërfshirës dhe duhet t’i përfshijë të gjitha nivelet, gjithashtu dhe presidentin.

Lini Një Koment