Dekorohet me medalje kryeministri bullgar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje kryeministrin bullgar, Boyko Borissov  me medaljen presidenciale të “10 Vjetorit të Pavarësisë”.

Kryeministri bullgar i cili po qëndron sot në Kosovë për një vizitë zyrtare është dekoruar për kontributin e dhënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, përveç takimit me Thaçin, Borissov do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Lini Një Koment