Demi: Politikanët festuan me shampanjë dështimet e tyre

“Shampanjë për dështimin” është titulluar shkrimi i fundit i Agron Demit. Aty janë përmendur një mori festimesh të parakohshme që kanë bërë zyrtarët e lartë të Kosovës, për procese të cilat në fund rezultuan si dështime.

Është përmendur Et’hem Çeku, dhe shampanja që kishte hapur me rastin e projektit të ‘iniciuar’ për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Edhe 11 vjet pas lufte, termocentrali i ri as që është nisur të ndërtohet dhe Kosova vijon të shfrytëzojë kapacitetet e njëjta për energjinë elektrike – komenton Demi.

Poashtu, ishte hapur shampanjë edhe për rekomandimin e Këshillit Evropjan për liberalizimin e vizave nga ministri i atëhershëm Bekim Çollaku. Por, vizat ende nuk janë hequr, duke e lënë Kosovën vendin e vetëm në Evropë, me qytetarë të izoluar.

Njëjtë kishin festuar edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit, e cila u nënshkrua nga kryeministri i asokohshëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Por, demarkacioni ka rezultuar një prej problemeve më të vështira, zgjidhja për të cilin mund të mos arrihet fare as në këtë vit.

Festimet e parakohshme të zyrtarëve të lartë e dëshmojnë papërgjegjësinë e tyre. Poashtu, paaftësinë e tyre për t’i çuar proceset përpara – transmeton Periskopi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme