Desailly – Chelseat: Shiteni Hazardin, blini tre futbollistë tjerë

Ish-kapiteni i Chelseat, Marcel Desailly ka këmbëngulur se klubi londinez do të mbijetojë nëse Eden Hazard shitet këtë verë dhe sipas tij një largim i belgut do të ishte pozitiv për Blutë.

Ylli belg ka qenë i lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane në vitet e fundit, por drejtuesit e Chelseat kanë refuzuar një shitje të tij.

Megjithatë, ish-kapiteni dhe legjenda e klubit, Desailly beson se Chelsea duhet ta shes Hazardin gjatë verës, pasi shitja e tij do të ishte pozitive për klubin.

Sipas Desailly, Blutë do të mund të blinin tre lojtarë të nivelit të lart me shitjen e Hazardit dhe do të jenë në gjendje të tërheqin zëvendësime të mjaftueshme gjatë verës pavarësisht se nuk luajnë në Ligën e Kampionëve.

“Abramovich është i pasionuar dhe ai do të jetë i zhgënjyer [me mos-arritjen e Ligës së Kampionëve], por ata do të jenë ende në gjendje të marrin disa lojtarë të mirë”, ka thënë fillimisht Desailly për Daily Mail.

“Nëse nesër shesin Hazardin, mund të nënshkruajnë me tre lojtarë të tjerë që mund të rriten në këtë nivel”.

Lexo po ashtu:

“Edhe Willian, për shembull, është i shkëlqyer, por ai është vetëm një nga lojtarët”.

“Ai mund të ngrejë nivelin e tij dhe të sjellë një dimension të ri dhe të bëhet një lojtar tjetër i klasit të parë”, përfundoi legjenda franceze.

Lini Një Koment