Dhunoi vjehrrën, kapet nusja e shpallur në kërkim prej 2 javësh

olicia ka vënë në pranga një 40-vjeçare pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj.

Burime zyrtare bënë me dije se Xhevahire Qoshku, e cila ishte shpallur në kërkim, banuese në fshatin Labinot Katund akuzohet se rrihte shtetasen me inicialet R.Q., 69 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës, ndalohet nga policia shtetasja në kërkim.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetases në kërkim:

Xhevahire Qoshku, 40 vjeçe banuese në fshatin Labinot Katund.

Ndalimi i saj, u bë pasi më datë 08.09.2017 në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q., 69 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme