Digjet flamuri i Kosovës në Gjilan

Shumë qytetarë janë ndjerë të pakënaqur me largimin e flamurit kombëtar nga Rrethi në hyrje të Prishtinës, veprim që u ndërmor dje nga autoritetet me vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen disa persona të cilët djegin flamurin shtetëror të Kosovës, në shenjë revolte për zëvendësimin e flamurit kombëtar.

“Në Gjilan shqiptarët kundërpërgjigjen; djegin flamurin mavi mavi. Kushdo që qon dorë në flamurin tonë kombëtar do të përballet me bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit”, thuhet aty.

Aksioni i mbrëmshëm i qeverisë për zëvendësimin e flamurit nxiti tensione, madje kur nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, vizitoi vendin e ngjarjes, u përball me ofendime nga qytetarët.

Lini Një Koment