Disa të rinj rrahin brutalisht bashkëmoshatarin në Malishevë (Video)

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Një rast i dhunës është shënuar sot në Malishevë, kur disa të rinj kanë rrahur një bashkëmoshatar të tyre.

Në pamjet që janë xhiruar nga dëshmitarët e ngjarjes, të cilat fillimisht i ka publikuar Malishevapress, shihet dhuna e shfrenuar ndaj të miturit.

Madje, ata që godasin nuk kthehen për të parë pasojat, që kanë mundur të jenë fatale për të riun.

Djaloshi që ka mbetur pa ndjenja është dërguar për hospitalizim nga të pranishmit aty.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth këtij rasti.

Lini Një Koment